Home KRYESORE Vaksinat për Ballkanin Perëndimor, BE nuk jep afate, por i kërkon rajonit...

Vaksinat për Ballkanin Perëndimor, BE nuk jep afate, por i kërkon rajonit të jetë gati

Bashkimi Europian ka premtuar të ndihmojë Ballkanian Perëndimor me vaksina, po ende nuk ka një përgjigjie se kur do të jepen dozat e para. Ndërsa, kanali kryesor i furnizimit mbetet Covax, pritet që një pjesë e vaksinave të sigurohen nga shtetet anëtare, sapo të nisë shpërndarja.

Bashkimi Europian ka premtuar se nuk do të harrojë Ballkanin Perëndimor, në përpjekjen për të siguruar vaksinat kundër koronavirusit.

“Do të ndihmojmë Ballkanin me donacione”, tha ursula Von der Leyen.

E megjithatë, nuk ka një përgjigje të prerë nëse donacionet për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jepen në të njëjtën kohë kur vaksinat do t’u dorëzohen edhe vendeve anëtare, apo nëse kjo do të ndodhë më vonë. Zyrtarë europianë kanë thënë se vaksinat për vendet e Ballkanit do të sigurohen paralelisht nga dy kanale. Më i rëndësishmi është furnizimi përmes koalicionit ndërkombëtar COVAX, ku BE -ja po ashtu ka rolin kryesor.

Burimet të cituara nga Evropa e Lirë, vlerësojnë se nga vendet e Ballkanit, Kosova do të kualifikohet për të marrë vaksinat falas përmes COVAX-it, sepse është vendi më i varfër. Por, për të siguruar nisjen e shpejtë të vaksinimit, Komisioni Evropian është duke shqyrtuar që një pjesë e dozave që pritet t’u shpërndahen së shpejti vendet anëtare të dërgohen edhe te vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Paralelisht, në mënyrë që vaksinimi të nis sa më shpejtë, BE-ja është duke shqyrtuar mundësitë se si të sigurojë vaksinat për Ballkanin Perëndimor edhe përmes donacioneve apo ndonjë sistemi të ngjashëm. Kjo do të mundësojë një vaksinim relativisht të shpejtë për grupet me prioritet”, tha Pisonero.

Sipas ekspertëve të BE-së, tashmë po bëhen koordinimet mes Komisionit Evropian, shteteve anëtare dhe atyre të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të siguruar dozat e para të vaksinave.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë po ashtu se nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kërkohet që strategjinë e tyre të vaksinimit ta zhvillojnë në përputhje me udhëzimet që ka dhënë Komisioni Evropian për vendet anëtare. Kërkohet gjithashtu që vendet e rajonit të përshpejtojnë përgatitjen logjistike, pasi transporti dhe ruajtja e vaksinës në temperatura -70 gradë mbetet një sfidë./A2

Share: