Home KRYESORE 369 të vaksinuar kundër COVID në 6 ditë, Rama: Do rrisim gradualisht...

369 të vaksinuar kundër COVID në 6 ditë, Rama: Do rrisim gradualisht ritmin!

369 mjekë dhe infermierë të cilët janë në vijën e parë të betejës me COVID-19 janë vaksinuar në 6 ditë.

Procesi vijon edhe sot në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium dhe kryeministri Edi Rama  premton se do rrisin gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit.

“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit”, shkruan Rama.

Kryeministri ka publikuar një video në rrjete sociale me rrëfime të të vaksinuarve, të cilët shprehen se gjithçka ka shkuar mirë dhe se nuk kanë asnjë efekt anësor.

“Unë vij nga spitali infektiv punoj infermiere sot bërë vaksinën”.

“I ftoj të gjithë ta bëjnë vaksinën është mbrojtje sepse jemi në kontakt çdo ditë me persona të infelktuar”.

“Pasi bëjmë vaksinimin jemi në zonën e pritjes ku shikojmë për efekte anësore dhe deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast”.

“Sapo aplikova vaksinën ndjehem shumë mirë”.

“Shpresojmë që çdo gjë të na vejë sa më mbarë”.

“Është një gjë shumë e mirë”.

“Ndihem shumë e lumtur dhe e çliruar, nuk e dinim që do të buzëqeshim direkt po ja që ndodhi”, thonë ata.

Top Channel

Share: