Home KRYESORE Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e fatkeqësisë natyrore

Bashkia e Shkodrës ka bërë me dije këtë të enjte se situata e krijuar për shkak të reshjeve të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në shumë zona të Shkodrës, duke rrezikuar shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit dhe në zonën e NënShkodrës.

Gjithashtu, bashkia bën me dije se argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Në këto kushte Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër.

Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore. Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë. Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Shkodrës./Opinion.al

Share: