Chefe Albana cila është eksperienca e parë me kuzhinën?
Që prej moshës 10 vjeç dhe për 18 vjet kam jetuar dhe studiuar në Greqi. Prej 7 vitesh jetoj në Tiranë duke mos i prerë kontaktet me grupin e kontaktit tim të parë me kulinarinë i cili ka qenë në moshën 16 vjeç dhe për 4 vjet punoja në furrë buke – pastiçeri deri sa mbarova shkollën e mesme.
Cilën shkollë keni kryer për tu bërë chefe e artit kulinar?
Në vitin 2007-2009 kam mbaruar shkollën LE MONDE në Athinë me baza të kulinarisë Franceze. Pas 2009-tës kam bërë trajnim në Paris tek shkolla FERRANDI si dhe shumë seminare në Athinë.
Cilat janë eksperiencat tuaja në kuzhinë?
Paralelisht me shkollën punoja dhe si ndihmëse tek restorant MANH MANH afër zonës turistike të Akropolit ku në fakt vazhdova 4 vite eksperience. Më pas vazhdova në disa lokale me emër në Athinë dhe sezoneve në bregdet deri sa erdha në Shqipëri.
Prej 7 vitesh që jetoj në Tiranë kam punuar si chefe në disa lokale por dhe sezonale në jug. Umami në Karpen, Nazar Palas, Ammos në Himarë, Sanur në Dhërmi.
Sa kohë keni që jepni mësim në IKN dhe si e vlerësoni këtë eksperiencë?
Tek Instituti Kulinar Neranxi jap mësim prej 3 vitesh . Mund ta vlerësoj si eksperiencën më të bukur të karrierës sime për faktin se kam të bëj me shumë të rinj dhe të reja që aspirojnë të bëhen chefa kuzhine dhe të shikojnë si Idhull i tyre frymëzuar nga marka shumë e suksesshme Neranxi.
Përveç që jep dhe mundohesh të mësosh zanat të rinjve , merr dhe shumë prej tyre dhe që unë dhe studentët marrim më shumë nga historia 30 vjeçare e markës së suksesshme Neranxi. Pyetjet pa fund që bëjnë dhe interesi i tyre për të mësuar të bën entuziaste. Marka e madhe Neranxi të ndihmon ti motivosh studentët e tu të aspirojnë sukses në karrierë dhe në jetë.
Si ndjeheni në IKN ku mësoni të rinjtë që aspirojnë të bëhen chefa Neranxi dhe a mendoni që vajzat duhen nxitur më shumë se djemtë për tu bërë chefe të artit Kulinar?
Të quhesh docent apo zysha siç me flasin studentët besoj është diçka madhore dhe të mbush me përgjegjësi. Ata presin të mësojnë nga ty , aspirojnë të bëhen chefa. Studentët janë portreti yt , janë ajo që ti i mëson dhe duhet të japësh maksimumin tënd që ata të bëhen dikush , ti frymëzosh dhe ti nxitës të punojnë fort për të arritur qëllimin e tyre.
Dikur kanë qenë chefa ( meshkuj) . Është vështirë të jesh femër dhe të jesh chefe sepse presioni në kuzhinë është tepër i madh , duhet të jesh karakter i fortë. Jo sepse femrat nuk e bëjnë dot, përkundrazi mund të jenë dhe më të denja. Por orët e tepërta në kuzhine i bën ato të mungojnë nga familja dhe ky mund të jetë i vetmi problem.
Për mendimin tim femrat mund të jenë chefe shumë të mira . Duke punuar fort mund tja dalësh të behësh dikush pavarësisht gjinisë. Mjafton ta duash atë qe bën. Ndaj vajza mos prisni me, hajdeni regjistrohuni në shkollën më të madhe dhe më të mirë të Kulinarisë në Ballkan dhe do të bëheni chefe shumë të suksesshme të artit të gatimit.
Eksperiencën me Hell’s Kichen si do e vlerësoje në raport me karrierën si chef kuzhine?
Në vitin 2014 kam marrë pjesë tek Master Chef Albania 1 te Top Channel dhe kam dalë gjysmë-finaliste. Ky ishte kontakti im i parë me Tv. Më pas kam qenë disa emisione gatimi të realizuara nga Instituti Kulinar Neranxi në ekrane të ndryshme dhe së fundmi tek Hells Kitchen Al 2 si Souschef dhe ishte 1 eksperiencë e bukur dhe pozitive për karrierën time.
Marrëdhëniet me kolegët në IKN?
Tek Instituti Kulinar Neranxi janë rreth 1000 studentë, por jemi dhe shumë profesorë nga më të mirët në tregun e gatimit do thoja. Marrëdhënia si kolegë dhe bashkëpunimi jonë është mbresëlënës. Punojmë së bashku për të dhënë më të mirën tonë që studentët dalin në treg dhe të qëndrojnë , të bëhen dhe pse jo me të mirë se ne sepse këtë ta motivon marka Nernaxi, një markë suksese në Shqipëri dhe Kosovë. Ne krenohemi kur shikojmë studentët që vazhdojnë karrierën , ecin përpara dhe bëhen me emër .
Projekt tjetër për të ardhmen?
Unë nuk kënaqem kur me veten . Kërkoj gjithmonë e më shumë. Punoj fort , informohem për çdo të re në kulinari. Gjithmonë kërkoj të eci lart e më lart. Këtë u mësoj dhe studentëve të markës Neranxi.
Marrë nga gazeta “Chef & Science” Botim i Institutit Kulinar Neranxi – Nr.2 – Janar 2021