Home KRYESORE Kur do të qetësohet situata e krijuar nga COVID-19? Flet mjeku Mezini

Kur do të qetësohet situata e krijuar nga COVID-19? Flet mjeku Mezini

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në Shqipëri. Lidhur me situatën e krijuar në vendin tonë, ka folur mjeku, Arjan Mezini.

Mjeku shprehet për “Abc news” se në spitale situata paraqitet më e lehtësuar dhe se pritet një rritje e rasteve në gjysmën e dytë të Janarit, por jo në ato shifra që u raportuan në dy mujorin nëntor-dhjetor.

“Do të ketë një shtim të rasteve por jo në ato shifra që pamë në Nëntor apo fillim Dhjetori. Vërejmë dhe nëpër spitale shtrimet janë ulur ndjeshëm. Rastet që shtrohen nuk i kalojmë 5-7 maksimumi në një ditë të caktuar deri në 10. Kurse para një muaji shkonte deri në 40. Kjo më bën të mendoj se dy javëshi i fundit i Janarit do të shënojë një rritje por jo në ato shifra siç ishin në Nëntor.”, u shpreh Mezini.

Mezini i është referuar dhe studimit të Genc Sulçebe dhe Alban Ylli, ku thuhej se rreth 50 përqind e popullsisë në Tiranë e kanë kaluar koronavirusin.

Ai thekson se me nisjen e vaksinimit vera e ardhshme do të jetë më e qetë. Ai shtoi se vaksina e Oxfordit do të ishte më praktike përsa i përket kushteve të vendit tonë.

“I besoj studimit të profesor Genc Sulçebe dhe Alban Yllit sesa i saktë është, por shifrat aty sorollaten tek 40-50 përqind. Gjysma e njerëzve e kanë kaluar Covidin dhe ne kemi krijuar një përqindje të asaj që quhet imuniteti kolektiv. Nëse do të kemi dhe vaksinën besoj na duhen dhe 2 milionë doza të tjera, kam përshtypjen se do të kemi një verë shumë më të qetë.”, shtoi Mezini. / Opinion.al

Share: