Home KRYESORE Dega e IWPG Daejeon Chungcheong zhvillon një takim në Zoom për të...

Dega e IWPG Daejeon Chungcheong zhvillon një takim në Zoom për të drejtat e grave

Pandemia e Covid-19 po shkakton shumë probleme në të gjithë botën. Ka probleme të ndryshme të të drejtave të njeriut, si dhe probleme shëndetësore dhe ekonomike në të gjithë botën. Në veçanti, rregullore të reja të tilla si distancimi shoqëror ose kufizimet e karantinës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, po rrisin rastet e dhunës në familje. Kjo po krijon një çështje tjetër të të drejtave të njeriut, pra një pandemi në hije.

Sipas RAPORTIT të Grave të OKB, të dhënat në lidhje me dhunën në familje ndaj grave tregojnë se shumë gra po durojnë më shumë dhunë në familje gjatë pandemisë Covid-19. Në këtë drejtim, lind pyetja cilat janë çështjet që ndodhin në lidhje me të drejtat e grave në secilin vend? Për të parë më shumë detaje dhe për të gjetur një zgjidhje, Dega IWPG Daejeon Chungcheong mbajti një Takim të Përgjithshëm me ata që punojnë në mënyrë aktive për paqen dhe të drejtat e grave në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Tema e këtij Takimi të Përgjithshëm të IWPG ishte “Analiza e statusit të grave në epokën POST-KORONA dhe Hartimi i një strategjie për të ardhmen ”.

Znj. Lindita Ademi, një profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Maqedoninë e Veriut, tha se Dhuna në Familje nuk po ekspozohet ose diskutohet si çështje shoqërore. Ajo gjithashtu tha që shoqëria duhet të mendojë për çështjet ekonomike dhe etnike në lidhje me Covid-19 gjithashtu. Përveç kësaj, ajo tha se klasa intelektuale brenda shoqërisë po punon shumë në mënyrë që të adresojë këto çështje të të drejtave të grave dhe dhunës në familje, dhe për të informuar shoqërinë, por se këto nuk mjaftojnë e nevojitet të punohet më shumë.

Zonja Sevim Arbana, përfaqësuese e grupit shqiptar në dobi të gravr shqiptare (UAW) tha, “Shqipëria aktualisht po përballet me probleme të dhunës në familje.” Ajo gjithashtu shtoi: “Ne duhet të gjejmë metodën për të zgjidhur dhe respektuar të drejtat e grave dhe me mbështetje ekonomike dhe vetëbesimin, dhe të gjejmë mënyra për të adresuar shkallën e papunësisë për gratë e reja dhe varfërinë për të moshuarit”.

Z. Stanislas, një menaxher i projektit për Ferapad Fizi në Republikën Demokratike të Kongos, tha se dhuna në familje gjithashtu çon në dhunë seksuale, sepse ato janë “vetëm” gra. Ai tha se situata nuk po adresohet dhe se jo vetëm të drejtat e grave, por edhe dinjiteti i grave si qenie njerëzore po gërryhet. Ai gjithashtu shtoi vëndi i tij kushte nevojë për maska ​​për fytyrë dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale që mund gratë atje të kapërcejnë situatën aktuale të pandemisë së koronave duhet gjithashtu të furnizohen, së bashku me produktet e higjienës personale.

Në mënyrë që të zgjidhet situata aktuale në lidhje me të drejtat e grave në secilin vend, Dega IWPG Daejeon Chungcheong do të vazhdojë të organizojë këto takime të rregullta. Pas çdo takimi, IWPG do të vazhdojë të mbështesë përfaqësuesit lokalë të cilët punojnë për të drejtat e grave dhe paqen brenda komunitetit të secilit vend.

IWPG është një organizatë jofitimprurëse me seli në Seul, Koreja e Jugut dhe punon për të drejtat e grave dhe paqen e vërtetë. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në të gjithë botën për të arritur paqen e vërtetë duke u bërë një me gratë në të gjithë botën.

Share: