Home KRYESORE “Do e nderoni familjen Berisha me një kandidaturë në PD?” Përgjigjet Basha

“Do e nderoni familjen Berisha me një kandidaturë në PD?” Përgjigjet Basha

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” është kryedemokrati Lulzim Basha, teksa është përballur me gazetarët dhe pyetjet e tyre.

Ka qenë Baton Haxhiu ai i cili e ka pyetur nëse do e vendoste apo jo Berishën në listë, e nëse ish-kryeministri s’do pranonte a do vendoste ndonjë pjesëtar të familjes së tij. Për këtë Basha është shprehur se nuk bën nderime familjesh.

Baton Haxhiu: A do e kesh në listë Sali Berishën dhe e dyta nëse nuk është Sali Berisha a do e nderoni familjen e tij me një kandidaturë në PD?

Basha: Unë nuk merrem me nderime familjesh, nuk është detyra ime. Me stazhin politik që kam nuk e shoh të përshtatshme. Nuk po them që jam engjëll edhe unë kam bërë gabime, ka vend për të reflektuar.

Padiskutim që Edi Rama po kërkon të zhvendos vëmendjen nga kandidati për kryeministër që jam unë tek dy nga njerëzit që ka patur edhe betejat e tij politike, Presidentin aktual të Republikës edhe zotin Berisha./Opinion.al

Share: