Home Gjeo-Ekonomia Elton Musk njeriu më i pasur në botë, lë pas Jeff Bezos

Elton Musk njeriu më i pasur në botë, lë pas Jeff Bezos

Elon Musk është shpallur njeriu më i pasur në botë.

Ai ka kaluar në renditje themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri. Indeksi i më të pasurve të botës i Bloomberg konfirmoi ndryshimin në renditje.

Sa i përketë vijimësisë së renditjes në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh.

Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totale në 190 miliardë dollarë. Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë./Opinion.al

Share: