Teksa administrata e Trump është në ditët e saj të fundit, tensionet mes Wshingtonit dhe Teheranit vijojnë të mbeten të larta.
Vetëm 1 ditë para inaugurimit të Presidentit të ri Joe Biden, ushtria e Iranit ka nisur një stërvitje të madhe të forcave tokësore përgjatë bregdetit të Gjirit të Omanit.
Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se njësit komando, por edhe forcat ajrore, po marrin pjesë në këtë stërvitje, e cila është duke u mbikëqyrur nga shefi i Ushtrisë Kombëtare të Iranit Sayeed Abdelrahim Mousavi. Kujtojmë që kjo ngjarje vjen vetëm 4 ditë pas testimit të raketave balistike dhe 1 ditë para inaugurimit të Joe Biden.
Në raport me deklaratat e tij, Joe Biden ka dhënë sinjale se do të jetë më i butë, duke premtuar se do t’i rikthehet paktit pa marrëveshjen bërthamore./Opinion.al