Cila është eksperienca e parë me kuzhinën?
Eksperiencën time të parë në kuzhinë e kujtoj si një ditë jo të lehtë sepse ishte hera e parë që futesha në një kuzhinë profesionale. Kjo ndodhi në Shëngjin te restorant “Plaza” ku në moshën 17 vjeçare fillova si ndihmës kuzhinier… Pas kësaj moshe dhe kësaj kuzhine, kam kaluar shumë kuzhina të tjera ku një nga më të vështirat ka qenë në një restorant në Gjermani ku dhe u futa e mu duk vetja si të isha përsëri fillestar! Kjo, sepse nuk kuptoja gjuhën, por që ja dola me sukses dhe për tre muaj mësova gjuhën bazë të kulinarisë dhe arrita të bëhesha chefi i asaj
kuzhine…
Eksperiencën me Hell’s Kichen si do e vlerësoje në raport me karrierën si chef kuzhine?
Po, pas disa kohësh u ktheva përsëri në Shqipëri nga ku vazhdova punën në Shëngjin tek restorant “ARA” dhe në të njëjtën kohë aplikova tek Hells Kitchen ku më pranuan. Eksperienca aty ishte shumë e veçantë dhe jo aq e lehtë siç duket ne TV! Kjo vështirësi ndodh sepse duhet të koordinoje kohën e limituar me presionin e Chefit dhe konkurrencën brenda grupit!!
Por ishte një eksperiencë që ja vlejti për profesionin tim dhe karrierën time nga ku mu hapen shumë rrugë dhe shumë oferta pune. Ajo që zgjodha ishte sigurisht Instituti Kulinar Neranxi, shkolla më e madhe
e kuzhinës në Ballkan.
Si ndjeheni në IKN ku mësoni të rinjtë që aspirojnë të bëhen chefa Neranxi?
Mundësia për të punuar pranë IKN është privilegj shumë i veçantë sepse këtu ndihem shumë mirë dhe i mirëpritur si nga ana e studentëve të cilët kanë një kërkesë të lart për të marr dije dhe kjo të bën të ndihesh
krenar të jesh pjesë e një brendi kaq të madh.
Po ashtu ndjehesh edhe i mirëpritur nga stafi pedagogjik i shkollës të cilët më kanë përkrahur në maksimum për të ma lehtësuar punën …
Projekt tjetër për të ardhmen?
Tani planet për të ardhmen janë të mbledh sa më shumë njohuri si nga ana e kuzhinës, menaxhimit dhe marketingut dhe ku më mirë përfitohen të gjitha këto se te shkolla më ekselente e kulinarisë?
Dhe, në një të ardhme të afërt të kem mundësi që gjitha këto njohuri
ti shfaq në restorantin tim! Faleminderit!