Home KRYESORE Gara e vaksinimit/ Shqipëria në pritje, Serbia renditet e para në Evropë

Gara e vaksinimit/ Shqipëria në pritje, Serbia renditet e para në Evropë

Serbia është bërë vendi i parë në Europë dhe vendi i katërt në botë përsa i përket shpejtësisë së vaksinimit të qytetarëve për COVID-19.

Një studimi të publikuar në UBS mbi fushatën e vaksinimit në 53 vende të botës, Serbia renditet e katërta.

Sipas studimit, Serbia është vendi i vetëm evropian që po lëviz më shpejt se të gjithë të tjerët për të vaksinuar popullatën

Procesi i vaksinimit po vijon shpejt, ndërsa pritet që Serbia të vaksinojnë një të tretën e popullsisë në 2021. Procesi i vaksinimit në Serbi po lëviz më shpejt se Mbretëria e Bashkuar, e cila është përpara të gjitha vendeve evropiane, bazuar në kriterin e përqindjes së popullsisë së saj që është vaksinuar.

Deri më tani Serbia ka porositur 6.5 milion doza vaksinash përmes iniciativës COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por deri më tani ka marrë disa vaksina Pfizer.

Në vend të kësaj, ajo mori 1 milion doza të vaksinës kineze këtë muaj dhe po pret 40,000 doza të ilaçit rus Sputnik V së shpejti. Gjithashtu mes dy qeverive rusë dhe serbe po diskutohet mundësia e prodhimit lokal të vaksinës ruse.

Ndërkohë në vendin tonë procesi i vaksinimit është shumë pas dhe në janar kanë mbërritur vetëm 975 doza, ndërsa vijon të jemi në pritje të përgjigjes nga Pfizer për sjelljen e dozave të premtuara nga marrëveshja e nënshkruar me qeverinë.

Kujtojmë se Shqipëria nisi procesin e vaksinimit kundër COVID-19  më 11 janar, por deri më tani ky proces vijion me ritme të ulëta. Qeveria u shpreh më herët se në javën e tretë të janarit do të mbërrinin mijëra doza të tjera në Shqipëri, por deri më tani vendi ynë ka mbetur me vetëm me 975 dozat e para./ Opinion.al

Share: