Home Gjeo-Ekonomia Hyn në fuqi vendimi, shqiptarët drejt Serbisë vetëm me kartë identiteti

Hyn në fuqi vendimi, shqiptarët drejt Serbisë vetëm me kartë identiteti

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se një ditë më parë ka hyrë në fuqi marrëveshja ndryshuese ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë mbi lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.

Kjo marrëveshje i jep mundësinë qytetarëve shqiptarë të udhëtojnë drejt shtetit serb, duke përdorur vetëm një kartë identiteti biometrike si mjet identifikimi dhe kështu anasjelltas.

Ndër të tjera në njoftimin e MEPJ bëhet me dije se të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Serbisë do të cilësohen si të vlefshme këto dokumente: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Një dokument udhëtimi për hyrje (kthim) në Republikën e Shqipërisë, Kartë identiteti biometrike.

Ndërsa për shtetasit serbë që do të kalojnë kufirin shqiptar do të cilësohen të vlefshme këto dokumente: Pasaportë, Pasaportë diplomatike, Pasaportë shërbimi, Leje kalimi, Kartë identiteti biometrike. Sipas MEPJ, Serbia është vendi i pestë tashmë që e ofron këtë mundësi së bashku me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën./abcnews.al

Share: