Home KRYESORE Kontrolli i pasurisë së politikanëve, Brahaj: Ka një skandal shumë të madh

Kontrolli i pasurisë së politikanëve, Brahaj: Ka një skandal shumë të madh

Gazetarja Arianita Brahaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me kontrollin e pasurive të politikanëve në Shqipëri.

Brahaj tha se është detyrë e institucioneve që duhet të bëjnë kontroll të pavarur të pasurisë ndaj politikanëve, por sipas saj, në vendin tonë këto institucione varen nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ajo argumentoi se kreu i ILDKPI është vendosur që të mund të rizgjidhet në detyrë nga një grup parlamentar dhe për këtë fakt ai nuk mund të jetë i pavarura që të kontrollojë pasurinë e tyre.

“Ka një skandal shumë të madh. Në vitin 2018 Shqipëria mori not pozitive sa i takon mënyrës se si legjislacioni u rregulluar dhe krijoi më shumë pavarësi se si zgjidhej  ILDKPI. u vendos të merrte vetëm një mandat pa të drejtë rizgjidhej, u vendos të hynte në fuqi njaq sistem i deklarimit online që publiku të bëj një kontroll në kohë reale. Progres raporti për integrimin në BE tha se kjo është një gjë pozitive dhe dha pikë vlerësimi për luftën kundër korrupsionit. Pas një viti një grup parlamentar u  vendos përsëri që kreu mund të rizgjidhje kreu i ILDKPI, Pra, nëse ky njeri zgjidhjet nga deputetët, çfarë investigimi do t’iu bëj deputetëve.”-tha Braha. Opinion.al

Share: