Home KRYESORE Kryemadhi tregon betejën me kancerin: 1-2 herë në vit marr serum gjaku

Kryemadhi tregon betejën me kancerin: 1-2 herë në vit marr serum gjaku

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa ka folur për largimin e të rinjve, kryesisht të infermierëve, ka rrëfyer edhe për post-luftën e saj pasi është operuar nga kanceri në qafën e mitrës.

Kryemadhi tha në një intervistë në News 24 se 1 ose 2 herë në vit është e detyruar që të marrë serum në gjak. Po ashtu Kryemadhi rrëfeu se e ka të vështirë të gjejë infermierë në Shqipëri që i gjejnë venat pa e shpuar të paktën 10 herë.

“Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më shpojë e gjejë venat pa 10 herë. Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit duke u shpuar në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektriçistë, hidraulikë. Duhen inxhinierë, specialistë. Duhen inxhinierë nafte”,- tha Kryemadhi./Opinion.al

Share: