Home KRYESORE Kur koha ndalon…

Kur koha ndalon…

Nga Mevi Rafuna

Një dramë që zgjatë me vuajtjen e Sizifit dhe sytë e djallit,
në netët pa yje kur vdektarët bëjnë pakt me përjetësinë,
është dikush nga gjithçka
dhe janë disa nga asgjëja
që thurin fatet tona.

Çdo gjë duket e pamundur
fluturat rikthehen në krimba
e krimbat gërryejnë
pa dhimbje
frytet e reja.

Të shohësh përtej dramës që shfaqet
nënshkruan mëkatin e madh
dhe
atje e diku
Nuk ekziston
sepse çdo gjë merrë trajtën e njejtë

vetëm dashuria
mund të lëviz kohën
sytë që përvëlueshëm kërkojnë
të zgjidhen nga gracka e lakmisë
dhe nënshtrimit

një fjalë
që ka koston e jetës
dhe guximin e Prometeut
kërkon të ngjizet
në buzët e shpëtimtarit

Share: