Home KRYESORE Në radhë për testin e shpejtë, si po kontrollohen banorët e Tiranës...

Në radhë për testin e shpejtë, si po kontrollohen banorët e Tiranës për të gjetur të infektuarit

Që prej 22 dhjetorit të 2020-tës, në Tiranë funksionojnë 6 qendra të testit të shpejtë, për Covid 19-tën.  

Ne ndodhemi në Qendrën Shëndetësore numër 10, ku çdo ditë paraqiten me rekomandimin e mjekut të familjes, mesatarisht 100 njerëz për kryerjen e Rapid testit.

“Jam 73 vjeç. Erdha me rekomandimin e mjekes sime të familjes. Kam temperaturë. Testi është pa para. Zgjati 2 minuta. Nuk frikësohem nga rezultati, jam mes doktorëve”, thanë qytetarët.

Ndërsa Jonida Diko, mjeke familjeje tha: “Ne mbulojmë edhe qendrën numër 2, Dajtin, Shëngjergjin, Tufinën. Këtu vihet vetëm me rekomandimin e mjekut të familjes dhe nëse ke deri në 3 ditë që shfaq simptomat tipike, temperaturë, dhimbje fyti e gjoksi, kollë, humbje nuhatje.

Nëse ke më shumë ditë atëherë pacienti kryen analizën PCR. Ata pacientë që rezultojnë positive nga testimi ishpejtë marrin nga mjeku I familjes edhe recetën me medikamentet që janë falas për trajtimin e Covid 19-tës.

Dy javët e fundit kemi vënë re infektim të moshës së re, nga mosha 20-35 vjeç”.

Top Channel

Share: