Home KRYESORE “Në të s’ëmës 2020” bën bashkë parodistët e Vlorës me artistë nga...

“Në të s’ëmës 2020” bën bashkë parodistët e Vlorës me artistë nga bota

Parodistët vlonjatë Afrim Agalliu dhe Agron Hamo janë bërë pjesë e këngës “Vaffanculo 2020”.

Kënga “Në të s’ëmës 2020” ka bërë bashkë shumë artistë nga vende të ndryshme të botës si Kina, Rusia, Italia, ku mes tyre dhe parodistët vlonjatë.

Artistët nga vende të ndryshme të botës përmes kësaj kënge, rikujtojnë dëmet dhe pasojat e rënda që la pandemia Covid-19 tek njerëzit kudo ata ndodhen.

Ndërsa nëpërmjet këngës shpresojnë që pandemia të mos vazhdojë më gjatë vitit 2021, duke sjell më shumë gëzim dhe shëndet tek njerëzit në të gjithë botën./Opinion.al

Share: