Home KRYESORE “Ngrin” Spanja! Thyhet rekordi, termometri shënon minus 35.8 gradë celsius

“Ngrin” Spanja! Thyhet rekordi, termometri shënon minus 35.8 gradë celsius

Spanja ka shënuar sot temperaturat më të ulëta, ku termometri shënoi minus 35.8 gradë Celsius.

Kjo ulje drastike e temperaturave është regjistruar në stacionin e monitorimit të motit në Vega de Liordes, që gjendet në 1.874 metra lartësi mbidetare në provincën veriperëndimore të Leon.

Agjencia e monitorimit të motit AEME ka konfirmuar këto temperaturat të ulëta, të cilat thyen rekordin e disa ditëve më parë që ishte arritur në Spanjë, duke arritur në minus 34.1 gradë.

Spanja aktualisht po përballet me stuhinë Filomena, ku reshjet e borës së rrëmbyeshme ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve që jetojnë në zona më malore.

Në vendet malore trashësia e borës ka arritur në mbi 70 centimetra, derisa në vendet urbane mbretëron një klimë paksa më e butë.

Postimi i NOROMET

Top Channel

Share: