Home Approccio Italo Albanese Nikollaq Neranxi: Programi mësimor, asnjë reduktim për shkak të pandemisë

Nikollaq Neranxi: Programi mësimor, asnjë reduktim për shkak të pandemisë

Zoti Neranxi, si ka nisur viti akademik 2020-2021 në Institutin Kulinar Neranxi?

Ka nisur mjaft mirë, edhe pse siç e dimë, ky ishte një vit shumë i vështirë për të gjithë, për shkak të pandemisë. Por ishim të vetëdijshëm për vështirësitë, kështu që u përgatitëm, në mënyrë që të kishim gjithçka nën kontroll. Që kur menduam për të bërë ceremoninë e hapjes së vitit akademik, një traditë kjo që vijon prej 12 vitesh, menduam një vend të hapur.

Kështu vendosëm që ceremoninë ta bënim në stadium, në mënyrë që distanca fi zike mes pjesëmarrësve të shumtë, të ishte e garantuar. Më pas në përditshmërinë e procesit mësimor, jemi kujdesur që protokolli anti Covid, të respektohet në çdo detaj.

Nuk e kemi ulur për asnjë moment vigjilencën, pra kemi bërë gjithçka që kemi në dorë, por siç e dini, garanci 100% nuk gjen sot në asnjë cep të botës, përfshirë edhe shkollën tonë.

A e ka ulur cilësinë e mësimdhënies pandemia? A janë bërë pak më të butë docentët me studentët, a kërkojnë ata më pak llogari?

Ne vijojmë me programin mësimor, i cili nuk është reduktuar në asnjë hallkë për shkak të pandemisë. Studentët vijnë për ditë në mësim, kështu që nuk ka arsye të mos respektojmë programin mësimor. Ajo që kemi ndryshuar, është numri i studentëve në klasa dhe laboratorë. Gjatë verës ndërtuam klasa teorie dhe laboratorë të rinj, në mënyrë që studentët të mësonin në grupe më të vogla dhe të ruanin distancën e përcaktuar.

Bëhet mësim i rregullt pesë ditë në javë dhe në fundjava kemi testuar studentët që do të diplomoheshin në qershor, por për shkak të pandemisë, mësimi kaloi online. Jemi kujdesur çdo fundjavë që ata të mos kenë asnjë boshllëk në njohuritë e tyre, teorike dhe praktike.

Z. Neranxi, ju gjatë vitit që shkoi, keni kryer çdo muaj një seminar ku sillnit për studentet e markës Neranxi chefat nga më të njohur në botë. Si vazhdon kjo praktikë këtë vit shkollor meqë kemi pandeminë?

E vërtetë, në vitin e kaluar akademik ne kishim vendosur të organizonim masterclass çdo muaj, me mjeshtra të famshëm të kulinarisë në botë. Gjithçka shkoi siç e parashikuam, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për studentët ku servireshin inovacione të kulinarisë që të gjithë i shihnim për herë të parë.

Natyrisht pandemia e bëri të pamundur të bënim masterclass ku normalisht marrin pjesë me qindra studentë në të njëjtin vend, por tani po mendojmë të bëjmë video masterclass, pra on line. Nuk është e njëjta gjë si ta kemi fizikisht këtu master chefi n e famshëm, por pandemia nuk na e lejon, por edhe ne po përpiqemi të bëjmë punën tonë dhe të japim maksimumin për studentët tanë edhe në këto kushte.

Z. Neranxi kemi parë që gjatë javës së kuzhinës italiane në Shqipëri, ju ishit partner i Ambasadës Italiane në Shqipëri, cila është marrëdhënia e brendit Neranxi me ambasadoren e kuzhinës dhe pastiçerisë në botë, pra me Italinë dhe ç´vend zë “know how” italian në Institutin Kulinar Neranxi, por edhe te Kompania Neranxi?

Zë një vend të konsiderueshëm dhe mjaft të nderuar! Unë dhe kompania që drejtoj, jemi gjithmonë të gatshëm të japim kontributin tonë dhe të bëhemi pjesë e aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me artin e kulinarisë italiane. Duke u marrë prej 30 vitesh me sektorin ushqimor, ku kryesisht bëjmë importe nga jashtë, gjithmonë kam menduar se si do të ishte ky sektor, nëse nuk do të ekzistonte tradita e mrekullueshme e kulinarisë italiane.

Shqipëria, por edhe bota mbarë, ka fatin e madh që ekziston një komb i cili e do aq shumë kulinarinë dhe i ka mësuar mbarë botës se çfarë arrin të bëjë në kuzhinë, një mendje italiane e talentuar. Ne shqiptarët jemi akoma më me fat, sepse këta artistë i kemi afër gjeografi kisht dhe kjo na e ka bërë më të lehtë bashkëpunimin në këtë sektor.

Sa i keni ndjekur trendet italiane në shkollë dhe në kompaninë Neranxi që ju drejtoni?

Kemi bërë shumë përpjekje dhe sakrifica për të ndjekur trendet italiane në kuzhinë, pastiçeri, xhelateri, etj, pasi kreativiteti dhe risitë italiane ecin me hapa shumë të shpejtë, por ama të ecësh në hapat e tyre, suksesi është i garantuar, kjo nuk ka diskutim.

Kompania Neranxi importon brendet më të mira italiane, sepse konsumatori shqiptar meriton më të mirën. Falenderojmë italianët që ekzistojnë dhe pasurojnë tavolinat tona me produktet dhe idetë e tyre të mrekullueshme!

Po përsa i përket verërave italiane, çfarë mund të thoni, meqë edhe aktiviteti me Ambasadën italiane kishte të bënte me verërat?

Përsa i përket verërave italiane, si sipërmarrës kam shëtitur nga veriu në jug të Italisë, në kërkim të produkteve cilësore për t’i sjellë në Shqipëri. Padyshim më janë propozuar brende të ndryshme verërash. Kam vizituar vreshtat, kantinat, kam parë nga afër se si përgatitet vera, më ka pëlqyer shumë si aktivitet, çdo proces ka bukurinë e vet, por gjithmonë kam menduar se roli i somelierit është shumë i rëndësishëm që klienti të mos humbasë në këtë gamë kaq të gjerë zgjedhjesh. Prandaj çdo aktivitet që ka të bëjë me këtë sektor, është mëse i mirëpritur në shkollën tonë, sepse duam që edhe Shqipëria të ketë somelierë po aq të kualifi kuar sa Italia.

Nuk ka kuptim të servirim pjata të shijshme, estetikisht të bukura dhe zgjedhjen e verës ta bëjmë pa u ndihmuar nga një profesionist. Shumë shpejt në Institutin Kulinar Neranxi, do të hapet dega e somelierëve, të ndihmuar nga miqtë tanë Italinë dhe shoqata e somelierëve.

Dimë që Agjencia e Punësimit Neranxi ka arritur të punësojë çdo student të diplomuar në Institutin Kulinar Neranxi. Si shkon tani me pandeminë ky proces?

Pandemia e ka dobësuar mjaft sektorin e hoteleri turizmit, të cilin ne e furnizojmë me specialistë kulinarie të diplomuar, për të punuar në bizneset e tyre. Megjithatë përsëri ka patur mjaft kërkesa për të marrë në punë të diplomuarit tanë. Akoma nuk kam parë të rrijë as edhe një ditë pa punë, një student i diplomuar tek Neranxi, sepse edhe në krizë, kërkohet fuqi punëtore e kualifi kuar, për të bërë diferencën. 

Shënim: Z. Nikollaq Neranxi është president i Kompanisë Neranxi dhe intervista u realizua nga kryeredaktori i “Chef & Science” gazetari Artur Nura

Share: