Home Gjeo-Ekonomia “Nuk kemi pse presim BE” Rama:Produket mund të shiten në tregjet e...

“Nuk kemi pse presim BE” Rama:Produket mund të shiten në tregjet e Lindjes

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në Korçë, teksa është shprehur se proceset e shtetbërjes ende sot duan kohën e tyre duke shtuar se ndër vite është humbur një gjeneratë sepse nuk janë bërë gjërat e duhura.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij kryeministri Rama ka folur për tregtinë e mishit, teksa ka thënë se nuk kemi pse presim deri sa të na hapë dyert BE-ja pasi “është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje.

“Ndaj na duhet një durim i madh për të kuptuar që proceset e shtetbërjes në të gjitha hallkat dhe ngritjes së zinxhirit të institucioneve, që të bëjnë punën e tyre, janë procese që kërkojnë kohën e tyre. Nuk është optimiste që të themi se në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje.

Kështu që, besoj se ka shumë hapësirë, që puna juaj në këtë sektor, të jetë një revolucion. Janë ndërtuar shembujt që tregojnë se nëse bën gjërat e duhura këtu bën sukses, si një aktor në një treg të madh. Nëse pret që shteti t’i bëjë të gjitha, nuk bën dot sukses, ka marrë fund”, u shpreh kryeministri./Opinion.al

Share: