Home KRYESORE Pagat e zjarrfikësve do të ulen! Kreu i sindikatës, Bledar Bajrami del...

Pagat e zjarrfikësve do të ulen! Kreu i sindikatës, Bledar Bajrami del kundër, paralajmëron protesta!

Me anën e një Udhëzimi të jashtëligjshëm të nxjerrë nga Ministria e Brendshme, pagat e punonjësve zjarrfikës do të reduktohen në 36 mijë lekë. Ky ndryshim bëhet me një Udhëzim ku orët e natës janë hequr, është hequr dita e shtunë dhe e dielë, si dhe gjithashtu janë hequr ditët e festave.

Kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, Bledar Bajrami i cilëson këto ndryshime si antiligjore e që bien ndesh me Kodin e Punës. Sipas tij kjo pritet të reduktojë pagën e zjarrfikësve në 36 mijë lekë.

Sipas Bajramit, Udhëzimi bie në kundërshtim të plotë me ligjet shqiptare dhe Kodin e Punës, pasi duhet konsideruar fakti së zjarrfikësit nuk kanë orar për të shpëtuar jetët e njerëzve.

E gjithë kjo ndodh kur kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar e propaganduar rritje të pagave të punonjësve të administratës.
Ndërkohë punonjësve zjarrfikës në Shqipëri do iu ulen pagat pa të drejtë.

Kreu i Sindikatës, Bledar Bajrami paralajmëroi dhe organizim të protestave nga punonjësit zjarrfikës deri sa problemi i tyre të marrë zgjidhje dhe të shfuqizohet ky udhëzim.

Share: