Home KRYESORE Pastiçeri “Mon Amour”, një biznes familjar që mbron suksesin me cilësinë e...

Pastiçeri “Mon Amour”, një biznes familjar që mbron suksesin me cilësinë e produkteve të shijes së ëmbël

Cila është historia e biznesit tuaj?

Ne si familje, si shumë familje të tjera, në fi llimet e viteve 90’ u larguam jashtë vendit për një jetë më të mirë, konkretisht në Greqi. Fati e deshi që burrë e grua filluam punë, në fi llim si punëtorë, e me vullnet dhe shumë punë, arritëm të bëhemi mjeshtër në një nga pastiçeritë më me zë të zonës.

Ndërsa fëmijët rriteshin, ne mendonim për të ardhmen e tyre që e shihnim në vendin e tyre, në Shqipëri. Kështu që në vitin 2007 vendosëm për tu kthyer. Duke ditur se për çfarë ishim specializuar dhe çfarë ishte
ajo që mësë miri dinim të bënim, vendosëm të hapnim një Pastiçeri tek Rruga e Barrikadave, në fillim relativisht e vogël por shumë shpejt u
bë dashuria e ëmbëlsirës për klientët.

E cili emër do i shkonte me shumë kësaj pastiçerie se “Mon Amour”. Puna e përkushtimi i gjithë familjes tashmë, bëri që klientët të bënin që të hapej edhe një dyqan tjetër tek Rruga e Elbasanit e përsëri edhe një tjetër pranë stadiumit “Dinamo”.

Shtimi i dyqaneve e punonjësve, bëri që të lindë nevoja për mekanizmin e një linjë prodhimi duke u krijuar kushte punonjësve për rritjen edhe më tej të sasisë e cilësisë të prodhimit dhe rritjen profesionale të mëtejshme për stafin dhe vete emrit “Mon Amour”

Si mendoni a ka influencuar kjo histori në kultivimin e kulturës së konsumatorit shqiptar ndaj të ushqyerit cilësor dhe të shëndetshëm?

Sigurisht që po. Ç’do ditë e më shumë konsumatori po kupton se në treg po bëhet një konkurrencë e fortë, e një nga mundësitë për të përparuar
është cilësia e produkteve.

“Mon Amour” e ka patur që nga dita e parë e hapjes si prioritet kryesor dhe ndoshta një nga “strategjitë” e punës, cilësinë e lartë e kulturën në shërbim.

Në ditët e sotme kur konsumatori ka shumë mundësi zgjedhjesh ç’do ditë e më shumë shtohet mundësia për ata që të zgjedhin të ushqyerit cilësor e të shëndetshëm.

Sukseset tona kanë ardhur sepse kemi arritur të kënaqim shijet e klientëve tanë me produktet tona, cilesinë, pastërtinë e shërbimin. nëse nuk do shoqëroheshin me cilësinë e produkteve.

Bashkëpunimin tuaj me produktet e markës Neranxi në këtë fushë të edukimit të konsumatorit si do e përkufizonit? A besoni se shoqëria shqiptare është duke kultivuar vlerat më të mira evropiane në fushën e konsumimit të produkteve cilësore dhe të shëndetshme që edhe kanë një kosto të caktuar?


Para hapjes së biznesit kontrolluam tregun për produkte sa më denjësisht cilësore e këtë e gjetëm tek “Neranxi”. Aty pamë që na i plotësonte kushtet sasiore e cilësore për të arritur standardet e vendeve
europiane. Kështu që u be furnizuesi kryesor i yni.

Përveç korrektesës, “Neranxi” bën një punë të mirë edhe për edukimin shkencor të klientëve të tij. Ai shpesh herë zhvillon seminare brenda e jashtë vendit që të shtohet gama e cilësia e prodhimit.

Sigurisht hapja e vendit në fillimet e viteve 90, të jetuarit për një kohë të gjatë në vendet e zhvilluara, shkollimi i atjeshëm, ka bërë që të marrim edhe kulturën e të ushqyerit, duke rritur kërkesat për kulturën e konsumit të produkteve të shëndetshëm e cilësorë.

Vëmë re që janë hapur shumë kuzhina evropiane e më gjerë, kështu që nuk mund të bënte përjashtim fusha jonë e pastiçerisë. Me produktet e “Neranxi” e me duart e mjeshtërve tanë, konsumatori merr produkte të standardëve europiane.

Për sa i takon kostove, edhe këtu ndihmon cilësia e produktit e mbajtja
nën kontroll për mos luhatjen e çmimeve të tregut.

Për festat e fund vitit jeni optimist që konsumatori nuk do të tërhiqet nga tradita pavarësisht pandemisë?

Kemi kaluar shumë festa e kemi vënë re se klientit po i qendrove besnik me cilësinë edhe ai, nuk të braktis. Shumica bëhen si të shtëpisë e për çdo gëzim na vinë si në shtëpinë e tyre.

Pandemia ka vështirësuar gjendjen por përsëri, familjet e dinë se festat i mbledhin dhe janë një arsye për të thënë që ka jetë e ka shpresë, prandaj i presim me shumë dashuri për të marrë bakllavatë e përvitshme e të tjera ëmbëlsira.

Janë mësuar me dashurinë e urimin që u jep “Mon Amour” në festën e fund vitit ( ). Faleminderit dhe nga ne.

Familja Sila, Pastiçeri “Mon Anour./ Marre nga “Chef & Science” botim i Institutit Kulinar Neranxi

Share: