Home KRYESORE Përgjimet/Rama: Prokuroria italiane e tha copë,nuk kanë investuar tek ne

Përgjimet/Rama: Prokuroria italiane e tha copë,nuk kanë investuar tek ne

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme ka reaguar për përgjimet e antimafias italine, ku edhe është përmendur dhe Shqipëria.

Rama është shprehur se sipas Prokurorisë Italiane nuk është bërë asnjë investim i madh në Shqipëri. Është hapur vetëm një dyqan rrobash, por edhe me këtë të fundit kanë dal me humbje duke i detyruar të largoheshin nga Shqipëria.

Ndërkaq gjatë pyetjes se pse nuk po e heton SPAK këtë çështje, Rama është shprehur se nuk është përgjegjësi e tij kjo gjë dhe SPAK nuk  është në kompetencat e kryeministrit.

Pyetje nga gazetarja: Pse nuk kërkoni që të investigoj SPAK?

Edi Rama: Moj zonjë kupton shqip ti?E para unë nuk fajësoj mediat sepse gjatë këshillimit tim e vlerësova shumë emisionin STOP apo dhe Fiks fare. E dyta pse ma kërkon prapë mua kur unë po të lexoj 3 herë konkluzionin e Prokurorisë italiane? Nuk e keni marrë vesh akoma që kur përgjimet vijnë tek ju janë ezauruar nga Prokuroria italiane? Ata e thonë copë që kanë hapur një dyqan rrobash dhe kanë dal me humbje dhe kanë ikur nga Shqipëria nuk kanë investuar.

Pse jam unë që duhet ta kërkoj këtë. SPAK bën punën e vet, nuk varet nga unë. Por këtu është Prokuroria Italiane që e thotë./Opinion.al

Share: