Home Gjeo-Ekonomia Programet elektorale : Do bluajme miser e do hame grure!

Programet elektorale : Do bluajme miser e do hame grure!

Nga Irena Beqiraj

Forca ekonomike dhe politike e vendeve të pasura ishte e dukshme jo vetëm gjatë përballimit të pandemisë ku ato harxhuan 10%-20% të prodhimit të brendëshëm bruto por më së shumti në sigurimin e vaksinës dhe vaksinimin . Mekanizmi Covax, i cili u krijua për një shpërndarje të drejtë dhe efektive të vaksinave në gjithë globin u minua nga nacionalizmi dhe aparteidi që vendet e pasura po ushtrojnë në sigurimin e vaksinës.

Ky polarizim dhe nacionalizëm sipas “Ekonomist Inteligence Unit” e ka ngjyrosur hartën botërore( si me poshte) ku vendet në zhvillim dhe të varfara mund ti kthehen normalitetit gjatë vitit 2023 dhe 2024. Kjo vonesë në vaksinim por edhe pamundësia për të mbështetur ekonominë ( këto vende kanë harxhuar 2%-5% të PBB në mbështetje të ekonomisë )e bëjnë daljen nga recesioni dhe më të vështirë.

E dhe pse asnjë ekonomi nuk do të përjetojë një rimëkëmbje të fortë nëse jo të gjithë ekonomitë nuk fillojnë një rimëkembje të sigurt, kjo mënyrë shpërndarjeje e vaksinës do të cojë në një ngadalësim të pashmangëshëm të rimëkëmbjes i cili do të përkeqësojë parametrat fiskalë të vendeve në zhvllim ( ku futet edhe Shqipëria ) sikurse, do të bëj të domosdoshme vazhdimisinë e ndërhyjres së shteterore në ekonomi.

Por kjo e vërtetë në vend të që të pranohet e të shikohet në sy refuzohet .Në programet ekonomike të partive politike duket se nga shëndrimi në “Land of milk and honey ” na ndajnë vetëm zgjedhjet. Do ulim taksat do ngremë rrogat, ose ndryshe sic thotë populli ynë do bluajmë misër e do hamë grurë.

Cdo kush nga miqtë e mi që lexon këto reshta ka preferencën e veta politike, por karamelet elektorale pavarësisht shijeve mbeten karramele , embelsojne por nuk e mbajne dot organizmin e ekonomise tone.

Share: