Home KRYESORE Rama si Skënderbeu? Spiropali: Patjetër, i vetmi që di të bëj qytete

Rama si Skënderbeu? Spiropali: Patjetër, i vetmi që di të bëj qytete

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropal ka rikonfirmuar edhe një herë deklaratën e saj se kryeministri Edi Rama është si Skënderbeu.

Mbrëmjne e sotme e ftuar në “ABCNews” Spiropali është shprehur se Rama është i vetmi i cili di të ndërtoj qytetet. Teksa ka marr shembull Vlorën dhe Korçën.

“Nëse ka një njeri dhe një forcë politike që di të bëjë qytete është Edi Rama dhe Partia Socialiste. Shkoni shikoni Vlorën dhe Korçën”, tha Spiropali.

Ndërkaq për pyetjen e bërë nga Aulon Kalaja nëse i qëndronte krahasimit të bërë më herë për liderin e qeverisë Edi Rama me heroi kombëtar, Skëndërbeun, Spiropali e rikonfirmoj.

Aulon Kalaja: I qëndron deklaratës së Rama është si Skëndërbeu?

Spiropali: Patjetër.

Spiropali vijon të shfaq hapur adhurimin për kryeministrin dhe drejtuesin e partisë së saj, teksa nuk e mohon as në studio televizive./Opinion.al

Share: