Home KRYESORE Rikthimi i sekuestrove të pasurive, Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë

Rikthimi i sekuestrove të pasurive, Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që riktheu sekuestron e pasurive të tij, raporton A2.

Kujtojmë se ditë më parë kjo gjykatë vlerësoi se Llalla duhet të gjykohet për akuzën e “mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë”, dhe vendosi risekuestron e pasurive të tij.

Vitin e kaluar kaloi për gjykim çështja e Adriatik Llallës, i cili akuzohet për “mosdeklarim të pasurisë”, dhe ishte fillimisht GJKKO që i hoqi sekuestron, por Apeli i po kësaj Gjykate riktheu sekuestron e pasurive

Ky vendim dikton “ngrirjen” e një apartamenti të Llallës në Durrës, si edhe 4 sipërfaqe trualli, gati 20 mijë metra katrorë në total./Opinion.al

Share: