Komiteti i ekspertëve vlerëson të qëndrueshme situatën me pandeminë e Covid-19 në vend. Në daljen për mediat, zv/ministrja Mira Rakacolli u shpreh se situata epidemiologjike është vlerësuar në mënyrë dinamike, bazuar në 3 kriteret bazë, vlerësimi 14 ditor lidhur me incidencën , totalin e rasteve në spital dhe numrin e humbjes të jetëve njerëzore.
Në fjalën e saj, drejtoresha e ISHP, Albana Fico u shpreh se vetëm javën e fundit incidenca është ulur në 110 raste të reja për 100 mijë banorë.
“ Situata epidemiologjike në vend, është vlerësuar në mënyrë dinamike gjatë gjithë pandemisë dhe specifikisht gjatë periudhës së festave të fundvitit.
Vetëm gjatë javës së fundit, niveli i incidencës është ulur lehtësisht dhe është në vlerën në 110 raste të reja për 100 mijë banorë. Për dy javët e fundit, incidenca e rasteve me covid-19 në Shqipëri mbetet në 227 raste për 100 mijë banorë, krahasuar me dy javët pararendëse. Koha që marrin në shqyritm janë 23 dhjetor – 5 janar. Niveli i pozitivitetit është mesatarisht 22% krahasuar me totalin e mostrave të testuara gjatë javës së fundit. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 48.7 vjec dhe intervali është nga 2 muaj deri në 98 vjec. Vendin më të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e zë grupmosha, 55-64 vjec vjeç e ndjekura nga 25-34 vjec dhe 45-54 vjec. E sjellim në mënyrë të vecantë përqindjen e grup moshave sepse ka një rritje në grup moshat 25-34, ku apelojmë të mos grumbullohen. Nga vlerësimi i incidencës sipas qarqeve në vend, Gjirokastra është në fillim e ndjekur nga Tirana më pas nga Lezha.
Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme, me zbritje të lehta që janë për t’u parë në vijimësi. Nuk ka vend për vetëkënaqësi, duhet të jemi të ndergjegjshëm që jemi akoma në një situatë me transmetueshmëri të lartë. Jemi në pikën ku duhet të jemi tepër të kujdesshëm në zbatimin e masave, mbajtjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe masat e tjera të përcaktuara. Masat kanë kontribuar në këtë situatë të qëndrueshme.” u shpreh Fico.
(BalkanWeb)