Home KRYESORE SONDAZHI/ 89% e qytetarëve u kanë dhënë policëve rryshfet: Sektorët më të...

SONDAZHI/ 89% e qytetarëve u kanë dhënë policëve rryshfet: Sektorët më të korruptuar

Korrupsioni në radhët e punonjësve të policisë vazhdon të jetë i lartë, pavarësisht masave të deklaruara nga ana e qeverisë. Në një raport të publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), thuhet se një pjesë e efektivëve, bashkëpunojnë me bandat apo prishin provat. Sipas tij, ky është një fenomen i ri abuziv në radhë të e uniformave blu.

Në raport konstatohet se 89% e personave të anketuar kanë votuar se ka korrupsion në polici. Por vetëm 6% e kanë denoncuar këtë fenomen. Pjesa tjetër e ka zgjidhur problemin duke dhe para.

Sipas raportit, më të korruptuar ka në radhët e Policisë Rrugore, më pas renditet Drejtoria e Kufirit dhe e Migracionit, ajo e Antidrogës, si dhe Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar. Sipas të anketuarve, faktorët që kanë ndikuar më së shumti në nxitjen e korrupsionit janë pagat e ulëta dhe kushtet e këqija të punës për punonjësit e policisë, apo trajnimet e dobëta të tyre.

57% janë shprehur se punonjësit e policisë janë të lidhur me njerëz nga bota e krimit dhe ajo e krimit të organizuar dhe 61% e qytetarëve pohojnë se efektivët janë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.

Raporti evidenton se krahasuar me vitin 2014, korrupsioni sipas qytetarëve ka shënuar rritje deri në 2016. Sipas tyre kjo bëri që Ministria e Brendshme të krijonte një grup pune për të nisur vettingun në Polici, që sipas tyre ky institucion e nisi punën me 7 muaj vonesë.

Studimi për korrupsionin në polici evidenton se numri i policëve të hetuar dhe dënuar për korrupsion është rritur. Por, shumica e të dënuarve janë të rangut të ulët dhe ata të mesëm. Rezultate e studimit të bërë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim janë bazuar në sondazhet e zhvilluara në 12 qarqet e vendit.

Share: