Home KRYESORE Të kesh guxim ta kapërcesh vetëveten

Të kesh guxim ta kapërcesh vetëveten

Nga Mevi Rafuna

Ne vijmë në ktë botë, të rrethuar me mure. Muret janë më të trasha kur ti lind femër, muret bëhen më të forta kur ti si femër do t’i thyesh ato. Muret shndërrohen në përbindësha kur ti si femër do t’i asgjësosh ato.

Hilja na u bë që në fillim, kokën ulur dhe gojën mbyllur, pa mos mendo, zbato urdhërat dhe mohoje qenien tënde, brendinë,shpirtin që të flet. Atëherë kur errësira mbulon me vellon e saj, çdo pikënisje për të menduar, për të guxuar të arrish të jesh vetëvetja, të transformohesh në qenien tënde në esencën universale.

Por shpirti s’të lë të qetë, ditët në ankth të shndërrohen, netët e gjata pa gjumë, kur dëgjon tik -takat e orës që bien si këmbana, e ta përkujtojnë se edhe një çast ikën, ti do të shpërbëhesh në asgjësi apo do triumfosh.

E thellë në vetëvete a guxon të shohësh,dëshirat, vuajtjet, historitë, pasionet, dashuritë dhe ç’është më e rëndësishmja guximin për të thënë JO.

Për t’i thënë Jo s’ë pari asaj që nuk je!
Ta lësh prapa shtirjen…
buzëqeshjen që përdorë si maskë,
tu thuash jo “rregullave” të familjes, të rrethit,

tu thuash Jo këshillave kur nuk të duhen,
të “mirës” që ta gatuajnë farefisi,
t’i thuash Jo të dashurit apo burrit,
t’i thuash Jo miqësive që të tentojnë të të ulin poshtë.

Të guxosh ta kapërcesh vetëvetën,
të ndiesh frymën tënde
tik takat e zemrës
edhe në qoftë se mbetësh askund
edhe në qoftë se triumfon…
mos je skllave
e një jete që nuk e doje.

Share: