Home KRYESORE U diplomuan në IKN, çift i Megina Dervishi dhe Ilia Nipolli, të...

U diplomuan në IKN, çift i Megina Dervishi dhe Ilia Nipolli, të suksesshëm në biznesin e tyre dhe klientë të markës Neranxi

Cila ësht ë eksperienca e parë me artin e gatimit?

Eksperienca ime e parë ka qenë që në fëmijëri. Unë në moshë shumë të vogël kam pas një dëshirë shumë të madhe për ëmbëlsirat. Dhe gjithmonë i përgatisja ato në shtëpi dhe ku mundesha…

Në cilat vite e keni mbaruar Institutin Kulinar Neranxi?

Unë shkollën e kam fi lluar në vitin 2016 dhe kam mbaruar në vitin 2018 në degën e Pastiçerisë dhe sigurisht aty mësuam bazat e të gjitha zanateve që kanë të bëjnë me kulinarinë. Formimi profesional në atë shkollë është i plotë dhe një mbështetje për çdo karrierë.

Pse e bëtë se bashku me bashkëshortin këtë shkolle?

Unë me bashkëshortin e bëmë së bashku këtë shkollë sepse mua më pëlqente shumë kjo ide dhe ky profesion, plus edhe ai e kishte dëshirë dhe, kështu krijuam projekte të përbashkëta biznesi.

Tani keni biznesin tuaj. Si po ecën ai dhe sa ju ka vlejtur kjo shkolle për suksesin e tij?

Deri më tani biznesi po shkon mjaft mirë dhe mund të them me plot gojën që shkolla ja ka vlejtë jashtëzakonisht shumë. Kur formohesh në një shkollë që ka pas një histori suksesi dhe një markë shumë të njohur, ti nuk e fi llon karrierën tënde nga hiçi.

Marrëdhëniet me Kompaninë Neranxi, jeni ju klientë të saj?

Marrëdhëniet me kompaninë Neranxi i kam dhe do ti kemi gjithmonë. Në shkollën Neranxi mësuam të gatuajmë me produkte cilësore dhe me këto njohuri vazhdojmë të shkojmë përpara në biznesin tonë drejt suksesit.

Share: