Home KRYESORE Vjosa Osmani shpall 14 Shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Vjosa Osmani shpall 14 Shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani përmes një publikimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka shpallur 14 Shkurtin si datë për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë”, shkruan Osmani.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti duke e shpallur atë ilegjitime, për shkak se në kuvend, kjo qeveri u votua edhe nga deputeti Etem Arifi, i dënuar me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit./Opinion.al

Share: