Home Approccio Italo Albanese Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, në makinën e djegur u gjetën...

Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë, në makinën e djegur u gjetën eshtra

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e biznesmenit italian Davide Pecorelli, makina e të cilit u gjet e djegur në në Reps, në zonën e Gjegjanit të Pukës.

Bëhet me dije se në makinën tip “Skoda”  që ishte marrë me qira nga italiani, janë gjetur eshtra, një orë dhe një celular.

Sipas informacioneve, Pecorelli ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë më pas në Shkodër dhe ka qëndruar dy netë në Pukë në hotel Turizmi.

Nga të dhënat, në momentin që italianit i është djegur makina ka qenë duke u kthyer në hotel, pasi e tij janë konfirmuar përmes GPS.

Lidhur me zhdukjen e Pecorelli pafolur dhe bashkëshortja e tij shqiptare. Ajo është shprehur se ai ndodhej në Shqipëri për shkak se kishte interes për të zhvilluar biznes në Veri të Shqipërisë.

Ndërkohë, eshtrat e gjetura në makinë do të dërgohen në Itali, ku do të kryehet ekspertizat dhe analizat e ADN, gjë e cila do të vërtetojnë se kujt i përkasin.

Biznesmeni italian ka mbërritur në Shqipëri më 7 janar dhe ka qëndruar disa ditë në vendin tonë, por pas gjetjes së makinës së djegur nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Share: