Home KRYESORE 35 për qind të votave të numëruara, kryeson Vetëvendosja

35 për qind të votave të numëruara, kryeson Vetëvendosja

Sipas rezultateve preliminare për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit po kryeson me numrin më të madh të votave të fituara.

Nga 35 për qind të votave të numëruara deri në orën 21:30, LVV-ja ka 47.33 për qind apo mbi 130 mijë vota. Kjo parti, në zgjedhjet e vitit 2019 kishte fituar 26.27 për qind apo 221 mijë vota.

Në vendin e dytë gjendet Partia Demokratike e Kosovës me 18,65 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.82 për qind të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon në ueb-faqen e saj rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura të dielën.

Në këto zgjedhje morën pjesë 47 për qind e votuesve. Të drejtë vote kishin mbi 1.7 milion qytetarë.

Lëvizja Vetëvendosje u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin në rrugë e sheshe për të festuar, por të festojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo parti, në këto zgjedhje, kishte kandidat për kryeministër liderin e partisë, Albin Kurtin.

Ndryshe, rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Këtu lexoni në kohë reale rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. / Opinion.al

Share: