Home KRYESORE 46 parti synojnë parlamentin/ Nuk ka mekanizëm që kontrollon nëse ato ekzistojnë...

46 parti synojnë parlamentin/ Nuk ka mekanizëm që kontrollon nëse ato ekzistojnë ose jo

46 subjekte politike kërkojnë të jenë në Parlamentin e ri pas 25 Prillit.

Shqipëria ka një legjislacion, i cili e lejon krijimin e partive politike,  por nuk ka mekanizëm që kontrollon nëse ato ekzistojnë.

Afrim Krasniqi: Ka dy lloj partish të reja.  Ka parti të reja  që vijnë si prurje të reja politike dhe kjo është normale. Dhe ka një shumice partish  që janë anonime,  të cilat regjistrohen për të hyrë në treg,  për të shitur siglen e partisë ose për tu dhënë me qera gjatë fushatës elektorale.

Për kreun e Insitutit të Studimeve  Politike Afrim Krasniqi, partitë e vogla shërbejnë si strehë për biznesmentët dhe personat e fortë  dhe me ndikim  ne zonen e tyre elektorale për një arsye taktike.

Afrim Krasniqi: Partitë e vogla krijojnë xhepa ku kanë përkrahje fisnore apo të biznesit, apo grupe të caktuara dhe këto parti i përdorin këta individë për të marrë një numër votash për të mbijetuar në politikë dhe i shkëmbejnë me favore me ato që quhet politika e tepsisë në Shqipëri.

Nga 66  subjekte politike në 2013 vetëm 22 e kaluan pragun minimal  prej 3 mijë votash që është edhe numri i firmave,  të cilat  duhen për tu regjistruar  si parti politike. Në 2017 nga 18 parti  në garë, vetëm gjysma e tyre e kaloi pragun.

Afrim Krasniqi: Do duhet minimalisht të kishin një rregull që partitë që nuk kanë 3 mijë vota në zgjedhje nuk duhet të ekzistojnë më si parti politike. Kosova psh ka detyrim për regjistrim vjetor të cdo partie politike. Shqipëria mjafton të vendosë këtë dispozite dhe një pjese e madhe e partive politike dalin jashtë funksioni.

Nga një vëzhgim i partive të cilat kanë marrë dritën jeshile për të garuar në  Parlamentaret e 2021, në zgjedhjet e shkuara 20 prej  tyre nuk kanë arritur të   sigurojnë as 3 mijë vota aq sa numri i firmave me të cilat janë regjistruar në gjykatë.

Top Channel

Share: