Roni nga Amerika në tre vite ka jetuar në 20 shtete të ndryshme të botës.
Sipas tij nomadëve nuk i pëlqen të qëndrojnë në një vend. Nëpërmjet videove në rrjetet e tij sociale Roni tregon se si mund të jetosh në këto Shqipëri. Sipas të riut nga Amerika për shqiptarët është shumë e rëndësishme familja.
“Unë mendoj se këtu niveli afrimitetit është më i lartë, historia ka treguar që që ju jeni shumë të lidhur me familjen. Ndërsa në shtetet e tjera të botës njerëzit janë më shumë të lidhur me punën dhe teknologjinë, pra nuk kanë shumë komunikim me familjen. ”
Blogeri amerikan në video ndjekësve të tij u mëson disa rregulla që për shqiptarët kanë jo pak rëndësi.
-A ke mësuar ndonjë zakon shqiptarë?
“Po sic thashë, cdo kulturë ka rregullat veta.Dhe unë kam mësuar një rregull nëse në tavolinë është paketa e duhanit dhe mbi të ke vendosur çakmakun do të thotë që t’i nuk duhet ta prekesh atë. Por nësë çakmaku nuk është atëherë ajo paketë është për të gjithë tavolinën.”
Roni prej dy muajsh jeton në Tiranë, ai thotë që për 4 muaj e mbetur do të vizitoj të gjithë vendin me qëllim që të mos më shumë rreth kulturës sonë.
-Cili është qëllimi i udhëtimeve të tua?
“Qellim im është për të mësuar më shumë për njerëzit në botë, mos të qëndrojmë të mbyllur por të hapim mendjen dhe të mësojmë për kulturat e ndryshme nëpërmjet udhëtimeve. Të lidhemi me njëri-tjetrin pavarësisht nga jemi, apo çfarë pune bëjmë”.
Por çfarë ka mësuar vizitori për popullin tonë deri më tani?
-Kush është heroi ynë kombëtar?
“Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
-Data e pavarësisë?
“28 nëntor 1912”.
-Kush e ngriti flamurin në Vlorë?
“Ismail Qemali”.
-Cili është ushqimi ynë tradicional?
“Fasulet dhe Koka e qengjit”.
Top Channel