Policia greke ka arrestuar sot Dimitris Lignadhis, ish-drejtori i Teatrit të Athinës dhe në të njëjtën kohë një aktor i njohur i skenës Helene, pasi dhjetëra raste të abuzimit të detyrës për të marrë favore seksuale u konfirmuan.
Midis atyre që denoncuan Lingadhis janë vajza, por edhe djem, disa prej të cilëve ishin të mitur në kohën ee ndodhjes së incidenteve. Ai përdori postin e tij si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe producent për ti premtuar aktorëve aspirantë, që ishin ende në shkollën e dramës, role dhe shpërblime të tjera në këmbim të favoreve seksuale.
Dhjetra denoncime kundër Lingadhis kanë tronditur opinionin publik grek, duke përfshirë dhe ministren e Kulturës, Lina Mendoni, e cila e quajti atë një “njeri të frikshëm”, duke premtuar mbështetje të plotë të qeverisë për këdo që bën akuza për ngacmim seksual në arte.