Home KRYESORE “Banda e Arkanit ishte te Hotel Grand, jeta ime ishte në rrrezik”,...

“Banda e Arkanit ishte te Hotel Grand, jeta ime ishte në rrrezik”, Konomi rrëfen mes lotësh si Albin Kurti i shpëtoi jetën

Gazetari dhe opinionisti i njohur Arjan Konimi ka rrëfyer gjatë një interviste, sesi kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti i shpëtoi jetën gjatë kohës së luftës në Kosovvë.

I ftuar në emisionin “Kojshia show”, Konomi ka treguar se bana e Arkanit i kishte dalë para hotelit ku ai do të qëndronte, dhe nëse e kapnin dhe shikonin se ai ishte shqiptar, i rrezikohej jeta. Për këtë, opinionisti ka thënë se e kishte ndihmuar Albin Kurti.

“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin studentë, ata studentë me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë.

Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët. Pastaj Albini më strehojë të një familje të Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu ai mes lotësh./Fax Web.al

Share: