Home KRYESORE Sot rinis mësimi në sistemin parauniversitar ne zonat pa risk

Sot rinis mësimi në sistemin parauniversitar ne zonat pa risk

Ditën e sotme do të rinisë mësimi në sistemin parauniversitar. Kjo vjen pas një jave që u detyruan të bënin mësimin online, si pasojë e motit me temperatura të ulëta.

Sistemi parauniversitar rikthehet në programin e mëparshëm të parashikuar në Ministria e Arsimit.

Kështu, nxënësit që frekuentojnë ciklin fillor dhe maturantët do ta ndjekin mësimin në shkollë, ndërsa nxënësit e klasave të 6-11 do ta bëjnë atë të kombinuar.

Në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet gjithashtu me dije se shkollat e mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online deri në vendimin e Komitetit Teknik që pritet këtë javë.

Top Channel

Share: