Home KRYESORE Covid 19, mjeku i njohur kryeministrit: Gjithcka me vonese…

Covid 19, mjeku i njohur kryeministrit: Gjithcka me vonese…

Nga Petrit Vargu

Sot, emisionet e lajmeve u hapen me dy njoftime:

1)U hapen dy spitale te reja,Shkodra dhe Durresi per te semuret me covid.

2)Po ulet numri i te infektuarve.

Sic shihet , gjithcka me vonese Z. Kryeministër! Eshte mese evidente qe ju nuk dini dhe nuk po e menaxhoni krizen e pandemise. Kudo qe te dalesh ti, cfaredo lloj thenie te kopjosh ti dhe recituesja jote e vyer, ju rrezatoni padije dhe beni kaq gafa sa nuk kemi durim t’ju ndjekim.

Por vetem te mallkojme veten qe ju kemi vene ne ate vend. Ti dhe ajo nuk dini as me elementaren. Mbani maska cope me te cilat behen kollare, ne mbrojtje ndaj Covidit.

Eshte njelloj sikur te vesh nje rrjete volejbolli per te penguar kalimin e mizave. Dhe, qesharakja vazhdon me intervistat e tua ne konferenca shtypi, ku ti je pa maske dhe servilet vene maske.

Duke mos ditur qe shperndarja e virusit behet nga ai qe flet dhe shume pak mbron maska e atij qe degjon. Ti do pushtet per te na mbrojtur nga pandemia? Ti vetem po na shkaterron!

E shumta ne nje qeveri serioze , ju mund te beheni punonjes ne zhdoganimin e vaksinave.

PS.Dhe tani shko ke Air Albania ,bej ritualin tend dhe shiko si shpohen njerezit se keshtu luftohet pandemia….

Share: