Home KRYESORE COVID-19 në Shqipëri, nis sot zbatimi i masave të reja

COVID-19 në Shqipëri, nis sot zbatimi i masave të reja

Duke filluar nga dita e sotme fillon zbatimi i masave të reja kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas rritjes së numrit të infektimeve ditët e fundit.

Kështu që, nga sot, e enjte 11 shkurt Shqipëria do të mbyllet që nga ora 20:00. Një vendim i tillë vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion.  Përjashtohen nga ky kufizim emergjencat shëndetësore dhe personat që duhet të lëvizin për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania).

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grup moshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të zhvillojnë mësimin online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

Ndërkohë që sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar protokollet antiCovid”.  Këto masa të reja do të qëndrojnë në fuqi për 14 ditë./Opinion.al

Share: