Home KRYESORE Danimarka planifikon krijimin e pasaportës digjitale për të vaksinuarit kundër covid

Danimarka planifikon krijimin e pasaportës digjitale për të vaksinuarit kundër covid

Danimarka do të zhvillojë për herë të parë një pasaportë digjitale që dëshmon se personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit, duke u mundësuar udhëtimet dhe ndihmuar lehtësimit të masave.

Ministri i Financave, Morten Bedskov tha sot gjatë një konference për media, se për tre ose katër muaj pasaporta digjitale do të jetë e gatshme për përdorim, për shembull për udhëtime zyrtare..

“Ka rëndësi të madhe për ne që të mundemi sërish të vëmë në lëvizje shoqërinë daneze, me qëllim që kompanitë të rikthehen në binarë. Shumë kompani daneze janë kompani globale të cilat kanë bashkëpunim me tërë botën. Do të jetë një pasaportë shtesë që do të mund ta keni në telefonin e juaj mobil që dokumenton nëse jeni vaksinuar”, ka shtuar Bedskov.

Pritet që në fund të shkurtit, qytetarët e Danimarkës do të mundeshin që në ueb-faqen e Shëndetësisë të shohin konfirmimin zyrtar si dhe nëse janë vaksinuar.

Top Channel

Share: