Home I pakategorizuar Dhe, më skandaloze se botimi i këtij libri, është qasja ndaj këtij...

Dhe, më skandaloze se botimi i këtij libri, është qasja ndaj këtij problemi

Nga Emin Azemi

Libri skandaloz i gjeografisë, i cili më tepër i ngjan një pamfleti racist, nuk ka mundur të del në dritë edhe pa ndihmën e shqiptarëve, të përfshirë në përgatitjen e tij.

Dikush si përkthyes (DR. Asllan Selmani) e dikush edhe si lektor edhe si redaktor i librit (Refail Sulejmani)

Dhe, më skandaloze se botimi i këtij libri, është qasja ndaj këtij problemi.

Kanë heshtur të gjithë, e më së shumti kanë heshtur ata që paguhen për të mos heshtur: Ministria e Arsimit, deputetët, ministrat, opozita, shoqatat, prindërit….

Sigurisht do të heshtin edhe në të ardhmen, nëse vazhdon kjo logjikë e injorimit të problemeve.

Nëse prindërit heshtin dhe nuk e djegin këtë libër në turrë të druve, secili në obor të vetin, ose të gjithë në një vend publik.

Ky libër ka pasë një ekip pune që e ka përgatitur. Pra si i tillë nuk na ka mbi në bahçe, siç pmund të mendojë dikush. Ka pasur kryeredaktor të botimit origjinal: Mr. Eli Makazlieva dhe redaktor të botimit në gjuhën shqipe: Refail Sulejmani.

Emri i këtij farë Refailit paraqitet edhe në fund të librit në cilësinë e lektorit dhe për rrjedhojë përgjegjëia e tij është ende më e madhe. Ai paska qenë edhe redaktor i botimit në gjuhën shqipe, edhe lektor, kurse hiq më pak i kursyer nga përgjegjësia nuk mbetet edhe Dr. Asllan Selmani, i cili ka pranuar të përkthejë një tekst të tillë të mbushur me idiotizma kundër shqiptarëve.

Kurrë nuk i kam kuptua ata shqiptarë që për një grusht të vogël parash e shesin dinjitetin e tyre profesional e kombëtar, kundrejt një shërbimi që është baraz me një mercenarizëm të fëlliqur.

Kurrë nuk i kam kuptu ata shqiptarë, emrat e të cilëve ndodhen nëpër librat shkollorë, dhe pa u skuqur fare, kurrë nuk janë distancuar nga përmbajtjet fyese kundër shqiptarëve, pikërisht në ato libra ku ata kanë qenë recenzentë, redaktor, lektorë, përkthyes.

Një maqedonas apo maqedonase e vret në birë të gojës me çyski të hekrit dhe nuk mundesh kurrë me detyru me u bë redaktor, lektor, përkthyes i ndonjë libri që ofendon maqedonasit.

Çka është kjo specie e poshtër e njerëzve tanë, të cilët aq lirë e shesin pakurrizorllëkun e tyre, në këmbim të një përfitimi mizerabël dhe deri kurë këta tipa do të na sillen rreth topave dhe nuk do të na lënë të ngrejmë kokën dinjitetshëm para kurtheve që ngrejnë frymëzuesit dhe përpiluesit e librave të tillë antishqiptarë.

Pse nuk flasim pak më hapur, duke drejtuar gishtin kah ata që janë fajtorët kryesorë të devijimeve, por siellemi e pështilemi si bordha nëpër tirqi dhe e mjegullojmë situatën me do reagime efemere dhe pa kurrfarë nervi…

Share: