Home KRYESORE E drejta e proves se Vetevendosjes dhe analogjite idiote me Shqiperine

E drejta e proves se Vetevendosjes dhe analogjite idiote me Shqiperine

Nga Shpëtim Luku

Levizja Vetevendosje fitoi zgjedhjet ne Kosove. Ky ishte verdikti i pritshem, rezultati me logjik, me i arsyeshem i asaj qe do te ndodhte. Sepse skakiera politike e Kosoves ka patur prej afro 20 vitesh shume aktore te konsumuar ne pushtet, nderkohe qe nje tjeter, pra Vetevendosja ka qene kurdohere nje subjekt politik aktiv, me rezultate te mira elektorale, ku ka dale edhe force e pare, por e paprovuar ne pushtet.

Ne fakt ajo e fitoi kete te drejte ne zgjedhjet e kaluara, mirepo nuk preferoi ta konsumoje ate pergjegjesi, pikerisht sepse i duhej ta bente kete ne pozita te veshtira, ne nje koalicion te panatyrshem per te me LDK. Ndaj, Levizja Vetevendosje kushtezoi zhvillime te tilla, te cilat me pas do te conin ne zgjedhje te reja, ku sigurisht, pretendimi i saj per te marre pushtetin e vetme nuk ishte aspak nje pretendim i ekzagjeruar. Ishte e veshtire per partite qe kishin provuar pushtetin, te bindnin elektoratin duke e prezantuar Albin Kurtin si “gogol”, pikerisht sepse ai nuk kishte patur aktivitet pre pushtetari. Ndaj hynte ne loje me nje avantazh te madh, karshikundershtareve te tij.

Dhe realiteti i dha te drejte ne kalkulimet dhe veprimet politike te saj. Me fitimin te drejtes se qeverisjes si force e vetme mbyllet edhe intriga, interesi apo kureshtja per te provuar nje force politike te paprovuar. Ne zgjedhjet e ardhshme populli shqiptar i Kosoves do votoje mbi baze bilanci e krahasimesh te qeverisjeve ne kohe te ndryshme dhe jo me nga deshira per te shpresuar apo per te provuar nje force re, sikurse ka qene

Vetevendosja deri ne keto caste.

Pra, pas 4 vitesh, skena politike e Kosoves do te jete teresisht e provuar, ne te gjjthe spektrin politik, njesoj sikurse eshte tani skena politike e Shqiperise. Ne kemi ne garen politike te 25 prillit forca politike qe jane te steprovuara, qe kane nje rezultat te caktuar ne qeverisje dhe qe i takon elektoratit te vendose per ate qe ai mendon se eshte alternative me efektive, alternative me e pranueshme.

Sa per analogjite qe perpiqen te stimulojne ne publik persona te caktuar, mes rastit te Kosoves dhe Shqiperise ata jane analogji idiote nga persona aspak intelegjente.

Share: