Nga Irena Beqiraj
Do të hapim në 4 vite 300, 000 vende pune dë gjuam ne 2013 .
Do të hapim në 4 vite 110,000 vende pune Po dë gjojme sot .
Pyetja që do të shtronte Friedman do të ishte punësim me lopata apo më keq me lugë apo punësim me makineri ?
Shqipëria ka një strukturë punësimi të paqëndrueshme. Rreth 34% janë të vetëpunësuar , 9.7% të punësuar me kohë të pjeshme . Ndërkohë që rreth 39% e të punësuarve në sektorin privat paguhen deri ne 30,000 lek dhe më shumë se gjysma e atyre që rezultojnë të punësuar janë me arsim 8-9 vjeçar. Joan Robinson e quan ketw lloj punesimi ” papunesi te fshehur .
Eshtë në dorën tonë të zgjedhim të vazhdojmë t’iu mëshojmë tezave populiste te fshehjes se papunesine duke “ rrittur punësimit me lopate ose më keq me lugë” , apo dhe të vazhdojmë me naivitet të ftojmë investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri sepse krahu i punës është i lirë. Sikurse është në dorën tonë të zgjedhim të largohemi një herë e mirë mendësisë se konkurrencës “me paga të ulta “dhe t’i drejtohemi politikave të produktivitetit – jo vetëm sepse rritja ekonomike varet nga kjo, por edhe sepse ne kemi mundësi ta bëjmë një gjë të tillë.