Gjykata jep masën arrest me burg për mjekun Edvin Prifti. Më herët prokuroria kërkoi këtë masë sigurie për mjekun pasi një ditë më parë gjatë kontrollit iu gjetën 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë në shtëpi dhe zyrë. Mjekut i është shtuar edhe akuza për “pastrim parash”.
Mjeku i njohur Edvin Prifti u përfshi në çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës, pasi mori ryshfet për të bërë operacion pa radhë nënën e krye sekretares gjyqësore Emanuela Mallkuçi.
SPAK po përgjonte Mallkuçin ndërkohë që u zbulua edhe korrupsioni i mjekut Edvin Prifti.