Home KRYESORE “Infermieri bën sikur injekton me shiringë”,Vasili publikon videon e Ramës

“Infermieri bën sikur injekton me shiringë”,Vasili publikon videon e Ramës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar ditën e sotme për një video të publikuar në herët nga kryeministri Rama.

Në video dallohet se si infermieri bën sikur po injekton një shiringë por në të vërtetë ai nuk e shtyp fare atë. Kjo ka bërë që Vasili, nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetet sociale, të shpreh indinjatën duke e konsideruar këtë një skandal.

Sipas nënkryetarit të LSI, kryeministri Rama i bën shërbim mashtrimit të të sëmurëve me COVID-19.

Postim i plotë:

Fakt Trondites.Çfare kryeminister mashtrues!(VIDEO).

Edi Rama promovon e reklamon mashtrimin ndaj te semureve me COVID. Hedh ne Istagramin e tij VIDEO ku tregohet se si infermierja ben sikur injekton me shiringe. Por siç e shihni kalon gishtin persiper duke mos ja kryer injeksionin te semurit!

Skandaloze.

Kryeministri i ben sherbim mashtrimit te te semureve me COVID.

Share: