Home KRYESORE Jep dorëheqjen këshilltari i Presidentit Ilir Meta

Jep dorëheqjen këshilltari i Presidentit Ilir Meta

Shemsi Prençi, i cili mbante postin e këshilltarit për Çështjet e Emergjencave, pranë Presidenteti të Republikës ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Lajmi është bërë publik nga vetë Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’.

Meta shton ndër të tjera se ky vendim vjen për shkak të angazhimeve të reja që pritet të marrë Prençi.

Reagimi i Ilir Metës
Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.

E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.
Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen./Opinion.al

Share: