Home KRYESORE Kosovë/ Rrihet nga 30 persona djali i politikanit Nenad Rashiqi, policia jep...

Kosovë/ Rrihet nga 30 persona djali i politikanit Nenad Rashiqi, policia jep detajet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të rrahjes së djalit të politikanit, Nenad Rashiq.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në oborrin e shkollës “Miladin Mitiq”, në Graçanicë, të hënën rreth orës 10:30.

“Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

Kujtojmë se mbrëmë është raportuar se Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.

Ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbët.

Për rastin kanë reaguar presidentja në detyre, Vjosa Osmani, Albin Kurti, Enver Hoxhaj dhe ambasadori britanik, Nicolas Abbott.

Top Channel

Share: