Home KRYESORE Ky apel i drejtohet të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen nëpër botë

Ky apel i drejtohet të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen nëpër botë

Shkolla “Cor Jesu” e ciklit te parë, që ndodhet në rajonin Mark Lula, në periferi të qytetit të Shkodrës, në Shqipërinë e Veriut, ka nevojë për JU!

Ndër bankat e shkollës, midis shumë vështirësish të përditshme, triumfon Edukimi, që eshte një akt dashurie i Motrave Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit.

Vështirësitë me të cilat haset çdo ditë kjo shkollë janë të shumta sepse të ardhurat që hyjnë janë shumë më të pakta sesa shpenzimet. Për shumë prej nesh do të ishte e pamundur të vazhdonim aktivitetin mësimor në këto kushte, por Motrat luftojnë çdo ditë me këmbëngulje dhe përkushtim për t’i siguruar një arsim cilësor brezit të ri, që ka lindur në rajonin Mark Lula në Shkodër.

Fondacioni shqiptar Bridge For the Future dhe Shoqata Integra kanë adoptuar Shkollën “Cor Jesu”, sepse kanë parë në këtë vetëmohim këmbëngulës një dritë shprese për të ardhmen!

Për këtë arsye ju kërkojmë të na ndihmoni duke bërë një donacion sado të vogël ose dhurim direkt në shkollë.

Më poshtë bashkangjisim koordinatat bankare për dhurimin:

Për këtë arsye ju kërkojmë të na ndihmoni duke bërë një donacion edhe të vogël, dhurim direkt në shkollë:

APOSTULLET DHE ZEMRES SE SHENJTE TE JEZUSIT

L. Mark Lula SHKODER – SHQIPERI
IBAN: 39 208511830000039835931801
SWIFT: USALALTRSH1
INTESA SANPAOLO BANK
Ose ne Iban italian:
Associazione Integra IBAN: IT83D0501804000000011390473SWIFT: CCRTIT2184OBANCA ETICA – FILIALE DI BARI

Share: