Dorëheqja e Bamir Topit nga drejtimi i partisë Fryma e Re Demokratike, një ditë pas marrëveshjes së arritur me Partinë Demokratike, padyshim që ishte një lëvizje surprizë. Gazetari Osman Stafa në një lidhje direkte për ‘News24’ deklaroi se Topi i ka paraqitur sot në orën 9:00 shkresën e dorëheqjes Kryesisë së FRD-së, ku theksonte se vendimi ishte i parevokueshë.
Po ashtu, Topi tha se muajt e fundit mes Topit dhe liderit të demokratëve, Lulzim Basha kishte pasur disa takime, në kuadër të diskutimeve mbi marrëveshjen për t’u bashkuar si pjesë e koalicionit opozitar.
Ndërkohë, dje marrëveshja nga ana e FRD-së, u kryesua nga Sali Shehu, i cili thuhet se ka kërkuar që të jetë kandidat në një listë të sigurt në Dibër. Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga Topi, si dhe arsyet që e çuan atë drejt dorëheqjes.